Aksident i 3-fishtë në Elbasan, 2 shoferë përfundojnë në spital! 60-vjeçari shoqërohet në Polici

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 12:37 | Aktualitet
Aksident i 3-fishtë në Elbasan, 2 shoferë përfundojnë

Një aksident rrugor është regjistruar, mesditën e sotme, në Elbasan, ku janë përplasur 3 makina. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”. Si pasojë e përplasjes, 2 nga shoferët kanë mbetur të plagosur.

Ato janë dërguar në spital, ku për fat të mirë raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

E ndërsa, njëri nga drejtuesit, Q. B., 60 vjeç është shoqëruar në ambientet e Policisë ku po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.  

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet të njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos