Netanyahu: Hamasi janë nazistët e rinj

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 11:51 | Aktualitet
Netanyahu: Hamasi janë nazistët e rinj

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka takuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Tel Aviv. Sunak është shprehur se Mbretëria e Bashkuar qëndron krah Izraelit. Ai shton se është i tronditur nga skenat e shpërthimit në spital, duke theksuar se kjo është një tregues se civilët palestinezë janë viktima të Hamasit.

Ai ka mirëpritur vendimin e Izraelit për të lejuar ndihma në Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër, Netanyahu e ka krahasuar Hamas-in me nazistët.

“Hamasi janë nazistët e rinj”, shton ai.

Netanyahu ka falënderuar kryeministrin Rishi Sunak për vizitën në Izrael, duke thënë se prezenca e tij është një “deklaratë e fortë mbështetjeje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos