Festa e derbit u shndërrua në dhunë pas ndeshjes. Pavarësisht se në përfundimin e takimit policia mbajti rrugët e bllokuara, duke orientuar vendet e kalimit të dy tifozerive rivale, përplasjet nuk janë shmangur.
Këtë e konfirmojnë videot, ku tifozë të grupimeve të ndryshme shkaktuan incidente në kryeqytet, teksa nuk mungoi as shoqërimi i disa prej tyre nga policia.
Ngjarjet në rrugët e Tiranës nuk ishin aspak të bukura, megjithatë ato nuk e zbehën spektaklin e derbit. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   