Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 08:09 | Kronikë
Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

A2 CNN ka siguruar foton e momentit të arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u ndalua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Gjykata e Posaçme miratoi masën e sigurisë detyrim paraqitje edhe për vetë Sali Berishën, të cilit gjithashtu iu ndalua dalja jashtë shtetit.

Dhëndrit të tij i janë vënë prangat për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por për Sali Berishën, i vetmi “gabim” që ka bërë Jamarbër Malltezi është që është bashkëshorti i vajzës së tij. Në një deklaratë emergjente për mediat, kreu i Rithemelimit deklaroi se akuzat ndaj tij dhe Malltezit janë të motivuara politikisht.

Dhëndrit të tij i janë vënë prangat për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por për Sali Berishën, i vetmi “gabim” që ka bërë Jamarbër Malltezi është që është bashkëshorti i vajzës së tij.

Në një deklaratë emergjente për mediat, kreu i Rithemelimit deklaroi se akuzat ndaj tij dhe Malltezit janë të motivuara politikisht.

I pyetur nëse do të paraqitet para organeve të drejtësisë për akuzat për larje parash dhe korrupsion pasiv, Berisha tha se është i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij.

“Është pjesë e kauzës sime kjo betejë. Të akuzosh Sali Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Ata që firmosin gjëra të tilla, as kanë fytyra, as karakter.”

Berisha bëri të ditur se është informuar se ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv dhe larje parash. Ndërsa shtoi, se Malltezi u ndalua teksa priste bashkëshorten që të kthehej nga jashtë vendit.

“Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem, nga asnjë prokuror, apo gjykatës i vendit,” deklaroi Berisha.

Drejtuesi i grupit të “Rithemelimit” theksoi se përdorimi i gjykatës nga partia, siç u shpreh ai, nuk do ta ndalë qëndresën e opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos