Blegërimat e deleve zëvendësuan boritë e makinave në qendër të Madridit, për një ritual që ndjek itinerarin e lashtë të kopeve.
Ngjarja vjetore, e njohur nga parlamenti spanjoll në 1994 dhe pjesë e Fiesta de la Trashumancia në Madrid, lejon barinjtë të përdorin itineraret tradicionale të bagëtive, që u drejtoheshin kullotave jugore gjatë dimrit.
Disa shekuj më parë, itinerari do t’i kishte udhëhequr ata përmes fushave të qeta në fshatra, por sot, përshkojnë disa prej zonave më të populluara të qytetit, përfshirë sheshin e famshëm të Puerta del Sol.
Spektatorë të entuziazmuar, panë sesi barinjtë të veshur me kostume tradicionale dhe nallane të drunjta i udhëhiqnin qetësisht kopetë e tyre mes atraksioneve kryesore të qytetit dhe turmës së njerëzve. (A2 Televizion)
