Pse u arrestua Malltezi dhe masa ndaj Berishës, A2 CNN siguron vendimin e GJKKO

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 08:25 | Aktualitet
Pse u arrestua Malltezi dhe masa ndaj Berishës, A2 CNN siguron vendimin e

A2 CNN ka mundur të sigurojë dokumentet e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të cilat çuan në arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe vendosën masën e detyrimit të paraqitjes për kreun e Partisë Demokratike, dhe pengimin e largimit të tij jashtë vendit.

Në vendimin e nënshkruar nga gjykatësja Irena Gjoka, shkruhet se Jamarbër Malltezi dyshohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash.  

Sali Berisha është vënë nën akuzë nga SPAK lidhur çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërsa në pranga është vënë dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.  Së bashku me ta, në masën detyrim paraqitje është lënë dhe Fatmir Bekteshi, ortak me Malltezin.

Prokuroria e Posaçme i akuzon për korrupsion dhe pastrimit të parave. Akuzat e ngritura Sali Berisha i konsideron politike dhe thotë se pas drejtësisë fshihet Edi Rama.

Kreu i Rithemelimit kundërshtoi masën e sigurisë vendosur ndaj tij detyrim paraqitje dhe tha se gjithçka është bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Po ashtu pohoi se nuk i druhet një arrestimi. 

Ndërkohë që ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë. Sipas burimeve, për Berishën është dhënë një masë më e lehtë sigurie për shkak të moshës së tij të thyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos