Rrëshqet rruga poshtë Kalasë së Gjirokastrës, shkak shiu i dendur

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 11:29 | Aktualitet
Rrëshqet rruga poshtë Kalasë së Gjirokastrës, shkak

Intensiteti i reshjeve të shiut orët e fundit në qytetin e Gjirokastrës, ka shkaktuar probleme me rrëshqitjet.

Në zonën muzeale është konstatuar rrëshqitje poshtë kalasë së qytetit në rrugën që të çon në drejtim të lagjeve Dunavat, Manalat, Cfakë, Pazari i Vjetër.

Nën kalldrëm është konstatuar rrëshqitje e bazamentit duke lënë në ajër pjesën anësore të rrugës së gurtë. Deri me tani autoritetet nuk kanë sinjalizuar për të vendosur shenja identifikuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos