Merr formë tjetër protesta e studentëve të Mjekësisë, kthehet kundër qeverisë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 16:43 | Aktualitet
Merr formë tjetër protesta e studentëve të

Protesta e studentëve të Mjekësisë  tashmë  ka marrë tjetër formë. Në javën e katërt të bojkotit, të rinjtë lajmëruan fillimin e protestave qytetare kundër qeverisë.

Tubimi i kësaj të hëne u zhvillua pasdite para Ministrisë së Arsimit. Krahas kërkesës për pezullimin  e ligjit deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese, të rinjtë ftuan qytetarët të dalin në shesh kundër politikave të qeverisë.

Duke filluar nga e hëna e 23 tetorit protestat , jo vetëm studentore, do të zhvillohen pasdite. Krahas bllokimit mbi 1 ore të Rrugës së Durrësit, studentët kanë qëlluar me vezë dhe letra higjienike godinën e Ministrisë së Arsimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos