Sherr me thikë në Fier! 16-vjeçari plagos moshatarin e tij, kapet pas 2 orësh në arrati

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 19:33 | Aktualitet
Sherr me thikë në Fier! 16-vjeçari plagos moshatarin e tij,

Një sherr me thika është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fier, ku një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”.

16-vjeçari ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Arrestimi i tij është bërë pas 2 orësh kërkime, e ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos