Nga janari në shtator ndodhën 963 aksidente rrugore, duke dëmtuar apo marrë jetën e 1 mijë 189 personave. Nëse në gjysmën e parë të vitit numri i aksidenteve ishte në rënie, shtimi i lëvizjeve si pasojë e turizmit i shtoi ato. Mes viktimave janë edhe 4 turistë të huaj. Kjo ecuri vijoi edhe gjatë shtatorit, kur ndodhën 93 aksidente nga 89 te një viti më parë.
“Kemi një shtim të numrit në automjeteve. Në akset rrugore ka pasur më shumë lëvizje. Pikërisht se kanë shkuar në zona bregdetare. Nga Tirana shumë qytetarë lëvizin drejt plazheve dhe rritja e fluksit të lëvizjeve shton edhe aksidentet”, tha Islam Qibini, ekspert për sigurinë rrugore.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se e shtuna është dita gjatë së cilës kanë ndodhur më shumë aksidente gjatë shtatorit, ndjekur nga e mërkura dhe e premtja. E enjtja është dita gjatë së cilës ndodhin më pak aksidente, vetëm 4.3 për qind e totalit.
“Kjo pasi në fundjavë ka më tepër qarkulli dhe rrjedhimisht kjo sheqerohet me më shumë aksidente. Pikërisht në këto ditë edhe Policia Rrugore duhet të përqendrojë aktivitetin e saj për të rritur kontrollet dhe ndërgjegjësuar drejtuesit e automjeteve”, shtoi ai.
Pjesa më e madhe e atyre që shkaktuar aksidentet rrugore muajin e shkuar rezultojnë në grup-moshën 25 deri në 34 vjeç, ndjekur nga ata 35-44 vjeç. Më të kujdesshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç. (A2 Televizion)
