Vrau dy tifozët suedezë në Bruksel, autori ishte arratisur nga burgu

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 17:12 | Bota
Vrau dy tifozët suedezë në Bruksel, autori ishte arratisur nga

Personi i armatosur që qëlloi për vdekje dy tifozët suedezë të futbollit në Bruksel ishte arratisur nga një burg në Tunizi.

Prokurorët thonë se Abdesalem Lassoued ishte dënuar me 26 vjet burg në vitin 2005, për disa krime,  përfshirë këtu dhe tentativë vrasje.

Ai u arratis në vitin 2011 dhe arriti të hipte në një varkë për të mbërritur ilegalisht në ishullin italian të Lampedusa. Lassoued përfundimisht u zhvendos në Belgjikë, ku ai aplikoi për azil, kërkesë e cila iu refuzua.

Autoritetet tuniziane i kishin kërkuar Belgjikës që të kthente Lassoued në shtëpi në gusht 2022. Zyrtarët belgë morën kërkesën për ekstradim, por nuk e përpunuan atë.

Mbrëmjen e 16 tetorit, Lassoued  filloi të qëllonte mbi kalimtarët me një pushkë sulmi në qendër të Brukselit. Më pas ai ndoqi njerëzit në korridorin e një pallati, ku qëlloi dhe vrau dy tifozë suedezë dhe plagosi një të tretë. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos