Zbulohen artefaktet në ar, Spanja do t’i kthejë Ukrainës veprat me vlerë 60 milionë euro

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 14:02 | Bota
Zbulohen artefaktet në ar, Spanja do t’i kthejë Ukrainës

Spanja ka arritur të sekuestrojë artefaktet në ar, me vlerë 60 milionë euro, të vjedhura nga Ukraina, me qëllim për tu shitur në Madrid. Lajmi u publikua nga policia spanjolle.

Janë 11 vepra, të jashtëzakonshme artistike, jo vetëm se janë në flori por janë pjesë e kulturës skithiane, që u shfaqën publikisht në muzeun e Kievit në vitet 2009-2013 por që u zhdukën nga institucionet ukrainase, në vitin 2016.

3 spanjollë e 2 ukrainas, u arrestuan, pas një hetimi që nisi teksa këta të fundit, tentonin të shisnin një nga artefaktet, që në vitin 2021 në Madrid.

Policia u vu në ndjekje të tyre dhe arrestoi grupin. Mendohet se bashkë me artefaktet, janë vjedhur edhe dokumentet zyrtare, që tregojnë se artefaktet, I përkasin Kishës Ortodokse Ukrainase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos