“Isha në ferr”, flet e moshuara që u lirua nga Hamasi

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 09:46 | Bota
“Isha në ferr”, flet e moshuara që u lirua nga Hamasi

Yocheved Lifshitz, e cila u lirua nga Hamasi, ditën e hënë, ka rrëfyer për mediat eksperiencën e hidhur.

Në një konferencë për mediat nga Tel Aviv, e moshuara u shpreh se në Gaza ishte sikur të ndodhej në ferr.

Ishte e vështirë, por do ta kalojmë”, u shpreh ajo.

85-vjeçarja u mbajt peng në Gaza për më shumë se dy javë, bashkë me qindra izraelitë të tjerë që u rrëmbyen natën e sulmit në fillim të tetorit.

Hamasi liroi atë dhe mikun e saj Nurit Cooper, 79 vjeç, të hënën, dhe më vonë ata u ribashkuan me anëtarët e familjes.

E pyetur nëse ishte mbajtur me njerëz të tjerë në Gaza, vajza e Lifschitz u përgjigj: “Po, ishte me njerëz të tjerë. Kishte kujdes mjekësor deri diku.”

Ajo shtoi gjithashtu se mes pengjeve ka edhe fëmijë.

Kjo është hera e dytë që grupi militant liron pengje. Gjatë javës së shkuar, ata liruan një grua dhe vajzën e saj. 

Izraeli ka kërkuar nga Hamasi që t’i lirojë pengjet pa kushte. Këta të fundit besohet se mbajnë mbi 200 persona peng dhe një numër të pakonfirmuar të huajsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos