Berisha nën hetim, Gjykata rrëzon kërkesën që çështja e kufizimit të shkojë në Kushtetuese, avokati braktis sallën

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 14:26 | Politikë
Berisha nën hetim, Gjykata rrëzon kërkesën që

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka braktisur seancën gjyqësore në GJKKO që po mbahej në ngarkim të klientit të tij për të cilin është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe kufizim i lëvizjes jashtë vendit, në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjokutaj tha përpara gazetarëve, se gjykata nuk pranoi që çështjen e masës ta çojë në Kushtetuese për mendim, teksa shtoi se ende nuk është njohur me aktet e saj.

“Kemi paraqitur një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares dhe kemi kërkuar dhe procesverbalin. Kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve. Pa u njohur me aktet merr vendim për të vazhduar seancën. Ne kemi kërkuar që gjykata të çojë në Kushtetuese çështjen e kufizimit të lëvizjes. Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim mori vendim duke e rrëzuar dhe ne u larguam. Gjykata po përdor instrumente për të mos njohur aktet. Seanca e verifikimit të ekzekutimit rishikon atë të mëparshme. Ne nuk mund të jemi pjesë për sa kohë nuk jemi njohur me aktet”, tha Gjokutaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos