Për çfarë akuzohet kryeparlamentari i Kosovës? Glauk Konjufca nën hetim për dy vepra penale

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 16:51 | Kosova
Për çfarë akuzohet kryeparlamentari i Kosovës? Glauk

Dy akuza për vepra penale janë ngritur ndaj kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në aktakuzë thuhet se, në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësinë e deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, duke bërë të pamundur qëndrimin në sallë.

Për këto veprime, gjykata e akuzon Konjufcën për dy vepra penale, konkretisht “Përdorim i armës” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Mirëpo, në seancën e së mërkurës (25 tetor), në gjykimin ndaj tij, gjykatësja e rastit Edita Çanta, bëri të ditur se ekzistojnë rrethana që pengojnë ndjekjen penale për pikën e dytë të aktakuzës, pra për veprën penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos