Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 09:59 | Kronikë
Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-drejtoresha e Kadastrës

Është vënë në pranga me urdhër të SPAK, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.

Sipas informacioneve, Dashi u arrestua ditën e sotme teksa ndodhej në zyrën e saj në kryeqytet. Ish-drejtueses së Kadastrës Durrës, i është sekuestruar edhe telefoni.

Ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.

Dashi ka qenë drejtoreshë e komanduar para tri vitesh në Durrës. Bëhet fjalë për një hetim të nisur tri vite më parë, kur ishte në detyrë, për tjetërsim provash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos