Qytetarët të indinjuar, mbetjet hidrokarbure e kthejnë Gjanicën në “lumin e zi”

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 13:56 | Aktualitet
Qytetarët të indinjuar, mbetjet hidrokarbure e kthejnë

Kjo ishte gjendja e lumit Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit, paraditen e së enjtes.

Reshjet e rëna kanë marrë me vete sasi të konsiderueshme të mbetjeve hidrokarbure të zonës, duke e kthyer Gjanicën në një lum të zi.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment, por situata shoqërohet edhe me një aromë të rëndë që shqetëson qytetarët e Fierit dhe ato që duan të qëndrojnë pranë lulishteve dhe ambienteve të investuara në të dy krahët e lumit.

Edhe pse fenomeni është denoncuar në vazhdimësi, për qytetarët fierakë, autoritetet kanë dështuar për të identifikuar dhe ndëshkuar fajtorët.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes se Mjedisit në Fier ka njoftuar se ka ngritur grup pune për të evidentuar pikat e ndotjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos