Samiti i BE-së nën hijen e luftës, liderët të përçarë mbi thirrjen për armëpushim në Gaza

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 10:09 | Bota
Samiti i BE-së nën hijen e luftës, liderët të

Liderët e BE-së takohen të enjten në Bruksel, për një samit të eklipsuar nga lufta Izrael-Hamas dhe nga dështimi i bllokut për të projektuar një front të bashkuar. Qëndrimi i Bashkimit Europian mbi luftën është shënuar nga mesazhe të ndryshme, gafa diplomatike dhe këndvështrime kontradiktore kombëtare mbi konfliktin. Por pas mosmarrëveshjeve, liderët synojnë të dakordësohen mbi një pozicion të përbashkët. Çështja më e debatuar është nëse do të mbështesin një armëpushim apo një pauzë humanitare në luftime.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Mishel tha se përkeqësimi i situatës humanitare në Gaza përbën shqetësim kryesor dhe udhëheqësit janë të përkushtuar për të lehtësuar qasjen ndaj ushqimit, ujit, medikamenteve dhe karburantit. Ata shpresojnë se kjo do të krijojë kushte më të sigurta për lirimin e më shumë se 200 pengjeve që po mbahen nga Hamasi, shumë prej të cilëve edhe me shtetësi europiane.

Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez, kërkon armëpushim humanitar, por disa të tjerë kanë rezerva se thirrja për armëpushim mund të shihet si kufizim i së drejtës së izraelit për t’u vetëmbrojtur. Gjermania, Austria, Hungaria dhe Çekia kanë qëndrime të forta në mbrojtje të Izraelit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos