21 komuna në balotazh, KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 14:27 | Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Në bazë të tyre, 21 komuna shkojnë në balotazh, i cili duhet të mbahet 4 javë pas raundit të parë. Vlen të theksohet se me shumë interes do të shihet gara për Prishtinën dhe Prizrenin, që konsiderohen bastione të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka fituar ende asnjë komunë.

Sipas rezultatit, Lista Serbe fitoi 9 komuna në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës 4, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës morën nga 2 komuna.

Shpallja e rezultatit përfundimtar për 17 komuna erdhi pas konfirmimit të marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, që shqyrtuan të gjitha ankesat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos