Ishin të lidhur me Hezbollahun, Kosova sanksione ndaj 7 personave dhe një kompanie

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 19:04 | Kosova
Ishin të lidhur me Hezbollahun, Kosova sanksione ndaj 7 personave dhe

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të fundit, vendosi sanksione ndaj 7 personave dhe një kompanie, të dyshuara për lidhje me grupimin ushtarak libanez Hezbollah.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz deklaroi se këto sanksione vendosen konform Rezolutës 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për lidhjet e tyre me organizatën terroriste Hezbollah dhe rolin e tyre në rrjetin financiar të saj në Gadishullin Arabik.

Sanksionet konsistojnë në ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitete në Kosovë.

Për këtë vendim reagoi dhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Kosova është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike dhe veprimeve ekzekutive si dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin Global. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos