212 orë e bllokuar nën rrënoja, shpëtohet 77-vjeçarja në Turqi

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 08:13 | Bota

Një grua 77-vjeçare u nxor nga rrënojat në qytetin Adiyaman, duke mbijetuar në mënyrë të habitshme pas 212 orëve e bllokuar.

Mediat turke raportuan se Fatma Gungor u nxor e gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh shtatëkatësh në qytetin Adiyaman, gjatë natës.

Të afërmit e saj përqafuan ekipin e shpëtimit, të përbërë nga personeli ushtarak dhe anëtarë të autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive AFAD.

Nëntë të tjerë u shpëtuan nga rrënojat të martën, tetë ditë që nga goditja e tërmeteve fillestare.

Autoritetet e OKB-së kanë thënë se fokusi i përpjekjeve të ndihmave është zhvendosur në ndihmën e njerëzve që tani po luftojnë pa strehë ose ushqim të mjaftueshëm në të ftohtin e ashpër, por shpëtimtarët ende po i tërheqin të mbijetuarit nga toka më shumë se një javë pas tërmetit fillestar.

Tërmeti tragjik i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkaktuar mbi 41 mijë viktima dhe ka shkatërruar qytete në të dyja vendet, duke lënë shumë të mbijetuar të pastrehë në temperaturat e ulëta të dimrit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/14/momenti-kur-fatkeqesia-e-shekullit-shemb-ndertesat-si-birila-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/15/termeti-ndan-ne-mes-ullishten-krijohet-nje-humnere-e-thelle/

A2 CNN Livestream

Latest Videos