Sipas Dashamir Shehi, një qeveri e tranzitore që përfshin të gjitha partitë, do të shërbente edhe për realizimin e objektivit kryesor të Shqipërisë, anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Gjykoj që Europa përtej deklaratave, rastin më ideal për të integruar Shqipërinë është me një qeveri të përbashkët. Europa ka vite që e kërkon një qeveri të përbashkët dhe ky është momenti më i mirë për të arritur integrimin. Ditën që Europa do të shohë këtë qeveri tranzitore, çështja e integrimit do të zgjidhet brenda vitit pa asnjë lloj problemi”. (A2 Televizion)
Shehi: Qeveria tranzitore sjell edhe integrimin në BE
