
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 24 viktima të tjera nga koronavirusi në vend.
Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar gjithashtu 1293 raste të reja, rritje e konsiderueshme nga një ditë më parë, ku ishin 999 infeksione. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 626 raste, e ndjekur nga Prilepi (66) dhe Velesi (60).
Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 115 mijë, kurse i viktimave në 3.388.
Aktualisht afro 13 mijë raste mbeten ende aktive por lajm i mirë është se janë regjistruar 339 të shëruar. (A2 Televizion)