
Një dyqan tekstilesh në Pogradec që fuksiononte edhe si rrobaqepsi është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombolës së gazit që përdorej për ngrohje. Si pasojë e flakëve është djegur depoja e dyqanit e cila ishte me mall brenda.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që të shuhej në kohë zjarri, pasi në rast të agravimit të situatës rrezikonin të përfshiheshin edhe disa dyqane të tjera të cilat kishin materiale tekstili. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në zonën e tregut. (A2 Televizion)