
Kosova ka regjistruar 25 raste të reja me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë bëhet e ditur se kjo shifër ka dalë pas testimit të 1.801 mostrave. Nga Covid-19 janë shëruar edhe 9 pacientë ndërsa raste aktive janë 447.
Të shtunën nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa që nga muaji mars i vitit 2020 kanë humbur jetën 2.976 persona.
Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika po trajtohen 69 pacientë me COVID-19.
Ndërkaq, vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti ndërsa deri të shtunën janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 720.000 qytetarë. (A2 Televizion)