Termocentralet me qymyr në Kosovë, qytetarët: Kosto e rëndë shëndetësore për çmimet e ulëta të energjisë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 16:43 | Kosova
Termocentralet me qymyr në Kosovë, qytetarët: Kosto e

Skënder Smajli, kalon 15 orë në ditë në një tub oksigjeni për azmë, që sipas mjekëve është pasojë e ndotjes nga termocentralet me qymyr të energjisë, ndaj të cilëve ka qenë i ekspozuar me dekada.

64-vjeçari, i cili po merr 13 lloj ilaçesh për trajtimin e azmës, Parkinsonit dhe sëmundjes së zemrës, jeton në fshatin Palaj pranë Obiliqit, vend ku gjendet dy termocentralet me qymyr. Ai ka punuar atje për 26 vite, deri në 2001.

Me vetëm 6 euro për kilovat, Kosova ka çmimet më të ulëta të energjisë në Europë, por ambientalistët paralajmërojnë se kostot janë shumë më të larta, nëse merren në konsideratë shpenzimet për shëndetin.

Në një raport të vitit 2019, Banka Botërore tha se ajri i ndotur vret rreth 760 njerëz çdo vit në Kosovën me 1.8 milionë banorë. 

Komuna e Obiliqit ka rreth 30 për qind më shumë pacientë me sëmundje kronike dhe 30 për qind më shumë raste me tumore malinje se sa në pjesën tjetër të Kosovës. Shumica e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor mbështet fuqishëm tek qymyri për prodhimin e energjisë, thotë Reuters, ndërsa kapacitetet e mangëta konsiderohen si një faktor kyç për ndotjen.

Rajoni është i pasur me linjit, një burim i energjisë me nivel të ulët karboni i njohur ndryshe si qymyri i murrmë. Por teksa vendet aspirojnë t’i bashkohen bllokut europian, ato duhet të reduktojnë konsumin e qymyrit. 

Sëmundjet që lidhen me ndotjen nga termocentralet me qymyr, janë azma, bronshiti, sëmundjet respiratore dhe ato të qarkullimit të gjakut. 

Kosova renditet e pesta në botë sa i përket rezervave të linjitit, që vlerësohet se arrijnë në rreth 12-14 miliardë tonë. Më shumë se 90 për qind e energjisë në vend, prodhohet në dy termocentralet e Obiliqit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos