Bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, mbi 500 raste të reja

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 20:39 | Ballkani
Bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, mbi 500 raste të

Maqedonia e Veriut regjistroi 26 të vdekur dhe 530 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Rastet e reja pozitive vinë nga 1999 testime.

Sipas të dhënave, përpos uljes së të infektuarve vijon të ulet edhe numri i të shtruarve në spitalet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vendin fqinj ka arritur në 81,425.

Prej tyre, 2427 pacientë kanë humbur jetën, mbi 58 mijë janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 20,278.

Ministria e Shëndetësisë përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve, për respektimin e masave gjatë festës së Vitit të Ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos