
Greqia zyrtarizon zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon nga 6 në 12 milje detare. Dekreti presidencial për këtë çështje u miratua nga Këshilli i Shtetit, pas kontrollimit të ligjshmërisë.
Në të thuhet se, Greqia rezervon të drejtën të eksplorojë dhe shfrytëzojë burimet e ndryshme të kësaj Zone Ekonomike Ekskluzive, përfshirë prodhimin e energjisë nga uji dhe ajri. Dekreti do të nënshkruhet nga Presidentja e vendit dhe pas botimit në gazetën e qeverisë, ai do të shndërrohet në ligj shtetëror.
Mediat greke shkruajnë se përcaktimi i Zonës Ekonomike Ekskluzive në Detin Jon i hap rrugën zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Shqipërisë për ndarjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Sipas Prototemës, kjo ishte një dakordësi e arritur mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. (A2 Televizion)