
21 viktima dhe 592 raste të reja nga Covid-19. Ky është bilanci ditor në Maqedoninë e Veriut, ku nga dita e djeshme vihet re një rritje e humbjeve të jetëve.
Vatra më e nxehtë në vendin fqinj mbetet kryeqyteti me 259 infeksione ditore.
Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 691 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa mbi 20 mijë raste janë ende aktive.
Pas të dhënave të sotme, numri i fataliteteve shkon në 2375, i të shëruarëve në 57434. (A2 Televizion)