“265 mln persona mund të vuajnë nga uria”, OKB synon mbledhjen e 10 mld dollarëve

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 08:41 | Bota
“265 mln persona mund të vuajnë nga uria”, OKB synon

Kombet e Bashkuara po bëjnë apel për mbledhjen e një fondi prej 10,3 miliardë dollarësh për të luftuar pandeminë koronavirus, në një thirrje si kurrë më parë për një shumë kaq të madhe.

Sipas OKB-së, 265 milionë persona në mbarë botën mund të vuajnë nga uria deri në fund të këtij viti, për shkak të ndikimit të Covid-19.

Paratë do të përdoren në vendet më të dobëta ekonomikisht. OKB paralajmëroi se dështimi në mbledhjen e parave, do të ndalojë zhvillimin e arritur gjatë dekadave.

Apeli i parë i OKB-së u bë në muajin mars, kur pandemia sapo kishte shpërthyer në Europë e SHBA, për një fond prej vetëm 2 miliardë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos