27 raste të reja me koronavirus, vetëm 3 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 17:18 | Aktualitet
27 raste të reja me koronavirus, vetëm 3 të shtruar në

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 478 testime të kryera, 27 persona rezultuan pozitivë, ndërkohë që 16 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet covid po marrin trajtim të specializuar vetëm 3 pacientë, ndërsa raportohen 201 persona aktivë në mbarë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

3 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                27

Të shëruar në 24 orë             16

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     478

Testime totale                   1,998,247

Raste pozitive                      331,847

Raste të shëruara                  328,053

Raste Aktive                             201

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    136

Vlorë                         20

Gjirokastër                14

Durrës                     8

Fier                           7

Berat                           6

Elbasan                   4

Shkodër                 2

Korçë                       2

Lezhë                       1

Dibër                           1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos