
Autoritetet turke ndërmorën një aksion të madh në Stamboll ku sekuestruan një sasi shumë të madhe kartëmonedhash false.
Policia gjeti mbi 271 milionë dollarë brenda një shtypshkronje në qytetin e dytë më të madh turk. Gjatë aksionit u vunë në pranga 5 persona që u gjetën në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Autoritetet kanë nisur paralelisht dhe një hetim nëse paratë false kanë lidhje me rrjetin e klerikut Fetullah Gulen. (A2 Televizion)