All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zgjedhjet në Ukrainë, presidenti komedian konsolidon pushtetin

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 12:57 | Bota
Zgjedhjet në Ukrainë, presidenti komedian konsolidon pushtetin
All - Paragraf - 1

Ukrainasit i dhanë presidentit të tyre Volodymyr Zelenskiy, mandatin për të riformatuar politikën e vendit. Sipas exit-poll-eve ish komediani konsolidon pushtetin, duke siguruar rreth 44 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Partia, ‘Shërbyes i popullit’ regjistron kështu rezultatin më të lartë në zgjedhjet ukrainase që kur vendi  siguroi pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991-shin. Megjithatë numrat mund të mos mjaftojnë për t’i dhënë partisë një shumicë të fortë, duke e bërë të nevojshëm krijimin e një koalicioni. Zelenskiy i cilësoi zgjedhjet parlamentare si më të rëndësishme se ato presidenciale.

All - Paragraf - 3

“Për mua personalisht dhe ekipin tim, rezultati nuk nënkupton vetëm besim të madh, por edhe shumë përgjegjësi. Ne nuk do t’i zhgënjejmë ukrainasit. Ju i njihni prioritetet tona: fundi i luftës, lirimi i të burgosurve dhe fitorja ndaj korrupsionit”, deklaroi presidenti.

Zelenskiy triumfoi në zgjedhjet presidenciale të muajit prill, por nuk ka arritur dot të caktojë ministrat që dëshiron. Sipas rezultateve paraprake 5 parti e kalojnë pragun e 5 për qindëshit për të hyrë në parlament. Në vend të dytë pozicionohet partia pro-ruse Platforma e Opozitës për Jetën me rreth 13 për qind të votave, Porzelenski e përjashton mundësinë e një koalicioni me të. Ai tha se i kishte bërë ftesë partisë se drejtuar nga ylli i rokut, Svyatoslav Vakarchuk për krijimin e një koalicioni. Pritet të hyjnë në parlament edhe partitë e drejtuara nga ish presidenti Petro Poroshenko dhe ish kryeministrja Julia Timoshenko. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos