
28 persona kanë humbur jetën dhe 1120 të tjerë janë infektuar si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se 916 pacientë janë shëruar, teksa numri total i personave që e kanë mposhtur Covid-19 shkon në 45621.
Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 69 mijë të infektuar dhe 1977 viktima. (A2 Televizion)