Rifillon të enjten në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi, do të diskutohen pretendimet financiare

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 11:41 | Ballkani
Rifillon të enjten në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi, do të

Të enjten, do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi në nivel të ekspertëve. Në Bruksel pritet të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare.

Dialogu Kosovë-Serbi do të rifillojë të enjten në Bruksel në nivel ekspertësh, ku do të vazhdohet diskutimi ndërmjet palëve për pretendimet financiare. Lajmi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian për KosovaPress.

Pas më shumë se një muaj, koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni në kryeqendrën evropiane do të vazhdojë negociatat të mbetura përgjysmë nga takimi i 29 tetorit.

Së bashku me Hysenin në Bruksel do të marrin pjesë edhe ekspertë e ekonomisë.

“Takimi i radhës në Bruksel (10.12.2020) do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skënder Hyseni. Do të vazhdojë diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, është përgjigjur për KosovaPress, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

Takimi u konfirmua për KosovaPress edhe nga zyra e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, por pa dhënë detaje për agjendën e takimit.

Por, përveç takimeve të nivelit të ekspertëve, liderët e shteteve, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk janë takuar që nga fillimi i shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos