29 viktima të tjera nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
1 Prill 2021, 20:38 | Ballkani
29 viktima të tjera nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në 24 orët e fundit 29 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet njoftuan se u kryen 3978 testime prej të cilave 1402 persona rezultuan pozitivë. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 603 infeksione.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 131 mijë raste me koronavirus, 3810 prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos