Maqedonia e Veriut nis sot vaksinimin masiv, Filipçe: Presim vaksina nga shumë vende

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 08:09 | Ballkani
Maqedonia e Veriut nis sot vaksinimin masiv, Filipçe: Presim vaksina nga

Maqedonia e Veriut nis sot procesin e vaksinimit masiv ndaj koronavirusit. Sikurse bën me dije Ministria e Shëndetësisë janë ngritur 30 pika të vaksinimit në mbarë vendin ndërkohë që personat që do e marrin atë janë dakordësuar më parë me mjekët e familjes.

Qytetarët i janë nënshtruar që më parë nëpermjet internetit kërkesës për të marrë vaksinën.

“Prilli do të jetë muaji kur presim që të arrijnë vaksina nga më shumë vende. Pas grupit me prioritet mbi moshën 75 vjeç, do të kenë mundësi edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen”,  tha ministri Venko Filipçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos