Komenti për autobusët, Rakacolli: U keqkuptua, ishte këshillë praktike

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 14:13 | Aktualitet

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, e konsideron delikate dhe të vështirë situatën e krijuar nga pandemia në vend, por shpreson që me rastet që po ulen dhe procesin e vaksinimit të ketë filluar edhe ulja e epidemisë. E ftuar në Ditari në A2, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se deklarata e saj për hipjen e njerëzve në autobus është keqinterpretuar, teksa i qëndron mendimit për të mos hipur në autobusë kur është i ngarkuar. Ajo nuk përjashton detyrimin për kontrollet në transportin publik, por thotë se fizikisht është e pamundur për të gjithë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos