3 javë të tjera izolim nga koronavirusi, qyteti australian boshatiset

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 20:48 | Bota

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Melbourne të Australisë risolli frikën tek autoritetet për mundësinë e përhapjes sërish me përmasa të mëdha të pandemisë dhe për këtë arsye ata nxorën një urdhër për një tjetër izolim që kësaj radhe do të zgjasë 3 javë.

I konsideruar si epiqendra e pandemisë, Melburne ka të aplikuara masa shumë të forta që parashikojnë ndalim të qarkullimit në orare të caktuara, mbylljen e shkollave, numër të kufizuar personash nga një familje për të bërë pazar dhe ndalimin e grumbullimeve të çfarëdo lloji.

Në videogalerinë e mësipërme mund të shihet qartë impakti që ka shkaktuar kjo pandemi në një nga qytetet më të mëdha të Australisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos