
Prokuroria e Tiranës do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë "arrest në shtëpi" për Flora Ndrecën dhe "arrest në burg" për Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën.
Tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas Policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën.
Me veprimet e tyre ata kanë shkaktuar pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik, Aeroportit të Rinasit. (A2 Televizion)