“3 Luanët” shkrijnë Islandën në fund, De Biasi e nis me humbje aventurën e re

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 19:59 | Futboll
“3 Luanët” shkrijnë Islandën në fund, De Biasi e

Anglia ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 ndeshjen e parë në transfertë të Ligës së Kombeve përballë Islandës. Edhe pse në letër konsideroheshe një ndeshje e lehtë për britanikët, vendasit u treguan të vendosur për t’u mos iu lejuar asnjë hapësirë për të shënuar gol.

Djemtë e Southgate e kishin lojën në kontroll, por mungoi finalizimi përpara portës. Gjithçka u zgjidh në minutën e fundit të takimit kur Sterling bëri një goditje brenda zonës e cila u prek me dorë nga islandezët. Ishte po Stërling që e dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë. Një minutë më vonë Islanda fiton një penallti, por Bjarnason gaboi duke e nxjerrë topin jashtë.

Gianni De Biasi e nisi me humbje ndeshjen e parë zyrtare në krye të stolit të Azerbajxhanit. Ekipi i tij humbi përballë 1-2 Luksemburgut edhe pse udhëhiqte në pjesën e parë. Ndeshjen e vendosi një karton i kuq i marrë nga vendasit në minutën e 25 të takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos