
Pas 10 fitoreve radhazi, Italia e Mancini-t ngeci në një barazim 1-1 ndaj Bosnjës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, e cila u zhvillua në stadiumin e Fiorentinës, Artemio Franchi.
Një vëmendje të madhe në këtë ndeshje mori edhe gafa në protokoll e trajnerit italian, e cila la në stol Chiellini-n, që ishte planifikuar të luante titullar së bashku me Bonucci-n.
Mbrojtësi i Juventusit ishte bërë gati të futej në fushë, por në fund mori njoftimin se në vend të tij, në protokoll ishte shënuar gabimisht emri i mbrojtësit Acerbi.
Mbrojtësi 36-vjeçar, i cili vjen nga një periudhë dëmtimi, u ul sërish në stol dhe me shumë mundësi tashmë do të jetë në formacion në ndeshjen e radhës, 3 ditë më vonë, ndaj Holandës. (A2 Televizion)