3 penallti vendosin ndeshjen, Real nuk gabon ndaj Celtic

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 20:43 | Futboll
3 penallti vendosin ndeshjen, Real nuk gabon ndaj Celtic

Real Madrid ka fituar me goleadë 5-1 ndaj Celtic, ndeshjen e fundit të grupit F të Champions League.

Tre penallti në pjesën e parë, dy prej të cilave të shndërruara në gol nga Modric e Rodrygo, dhe një tjetër e pritur nga Courtois, vendosën fatin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti dominoi, duke shënuar dhe 3 gola të tjerë me anë të Asensio, Vinicius dhe Valverde. Në minutën e 84, Jota shënoi golin e nderit për ekipin skocez.

Me këtë fitore, Real e mbyll grupin në vendin e parë, me 13 pikë, një më shumë sesa Leipzig, që fitoi 4-0 ndaj Shakhtar. Ukrainasit do të vijojnë aventurën në Europa League, ndërsa Celtic eliminohet nga kompeticionet evropiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos