Partizani përballë Laçit, Tirana gati për Egnatian

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 12:35 | Futboll
Partizani përballë Laçit, Tirana gati për Egnatian

Pas humbjes dramatike me Egantian, Partizani kërkon të rikthehet te fitorja në kampionat. Të kuqtë përballen me Laçin, një skuadër që këtë sezon është shumë larg pritshmëritë. Demat mbajnë vendin e parë me vetëm një pikë larg Tiranës, megjithatë kjo nuk shqetëson aspak trajnerin Kolela që përpara gazetarëve theksoi se në fushë do të hyjnë vetëm për të fituar.

‘’Kur merr një shpull duhet të zgjohesh. Skuadra ime është shumë e re, por ka shumë karakter dhe mendoj se një reagim do të ketë. Kur vetëkënaqemi me veten mendojmë sa të mirë jemi, sa të fortë jemi, kemi cilësi dhe aty marrim shpullën tjetër. Kur gjërat shkojnë mirë, duhet t'i japësh një zgjidhje sa më të shpejtë dhe për këtë pres reagim nga skuadra që në ndeshjen e radhës. Ne jemi Partizani dhe gjithmonë hyjmë  në fushë për të fituar."

Nga ana tjetër, Tirana do të kërkojnë për t'u ngjitur në krye të tabelës. Bardheblutë presin Egnatian në stadiumin “Selman Stërmasi”, një skuadër që i ka suprizuar disa herë ekipet e mëdha. Trajneri Orges Shehi kërkon vazhdimësi nga skuadra.

Të dyja sfidat janë programuar këtë të enjte, në orën 13:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos