
Ndërkohë, Partia Demokratike pretendon se Kolegji Zgjedhor nuk është organi i duhur për të gjykuar dekretin e presidentit Ilir Meta.
Nga selia blu, sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso tha i vetmi organ që mund të shprehet për 30 qershorin është Gjykata Kushtetuese, e në mungesë të saj, dekreti i Metes është në fuqi.
“Rolin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta marrë as Edi Rama, as kamikazët e tij të KQZ-së, as Kolegji zgjedhor, siç ka paralajmëruar kryeministri i votave të vjedhura”, deklaroi Kaso. (A2 Televizion)