300 kg kanabis në arkivol, por nuk i shpëton Policisë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 17:56 | Bota

Trafikantët e drogës përdorin gjithmonë mënyra të reja për të transportuar lëndët narkotike nga vendi i prodhimit në vendin e shitjes. Së fundmi, Policia kolumbiane ka zbuluar rreth 300 kilogram kanabis të fshehur në një arkivol.

Sipas të përditshmes kolumbiane “El Tiempo”, zbulimi u bë nga policët pas një kontrolli rutinë, kur ndaluan një makinë në Pamplona, në veri të vendit. Makina e shërbimeve funerale po përpiqej të kalonte nga Kolumbia për në Venezuelë. Në total brenda arkivolit ishin 514 pako, të cilat kishin zënë thuajse të gjithë hapësirën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos