Paraja jashtë bankave ka rritur në nivele rekord për shkak të ndikimit të pandemisë por edhe kufizimit të lëvizjes të shqiptarëve jashtë vendit. Sasia e parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar arriti në mbi 344 miliardë lekë në fund të vitit 2020, duke shënuar nivelin më të lartë që prej viti 2002, kur Banka e Shqipërisë ka nisur ta raportojë këtë tregues. (A2 Televizion)
344 miliardë lekë jashtë bankave, qarkullimi jashtë sistemit bankar në nivelet rekord gjatë pandemisë
