Organizata Freedom House ka publikuar raportin e saj vjetor të vitit 2021 për lirinë në botë, në të cilin krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka humbur një pikë dhe vazhdon të jetë në listën e vendeve pjesërisht të lira. Në uljen e vlerësimit sipas raportit, kanë ndikuar shembja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe vrasja e të riut Klodian Rasha. Të gjitha këto janë komentuar në studion e Dita Jonë me kryeredaktorin e BIRN, Besar Likmeta. (A2 Televizion)
Raporti i Freedom House, Likmeta: Ka tkurrje të demokracisë, nuk duhet të krahasohemi me rajonin
