
Rreth 350 000 persona janë ende të bllokuar në Mariupol, qyteti që është sulmuar nga trupat ruse që në datën 1 mars.
Një zyrtar lokal tha: “Duke marrë parasysh se qyteti ka 540 000 banorë dhe rreth 150 000 janë evakuuar në 3 ditët e para, mendojmë se 350 000 persona kanë ngecur këtu.
Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, shtoi se përpjekjet për vendosjen e korridoreve të sigurta humanitare kanë dështuar, ndërsa edhe ndihmat nuk kanë ardhur.
“Shumica e njerëzve po qëndrojnë në bodrume dhe vendstrehime në kushte çnjerëzore. Pa ushqim, pa ujë, pa elektricitet dhe pa ngrohje”, shtoi zyrtari.
Në lidhje me numrin e viktimave në Mariupol, zyrtari deklaroi: “Shifra zyrtare, deri të dielën, është 1800 persona të vrarë”. (A2 Televizion)