389 të shëruar dhe 206 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 15:22 | Kosova
389 të shëruar dhe 206 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Është ulur numri të shëruarve në Kosovë krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit, raportohet nga IKSHPK për 389 të shëruar përkundër 646 të shëruarve një ditë më parë. Po sot, Kosova ka regjistruar 206 raste të reja me covid-19 në 1281 testime dhe 6 viktima.

Numri total i rasteve pozitive është 53 982 raste nga 198 342 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1383 raste të vdekjes.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve, deri më sot, është gjithsej 46 648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5951. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos